Abdixhiku: Kushdo që kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia do të mirën Kosovës

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kushdo që kërkon zgjedhje të reja “është i çmendur”, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se duhet kërkuar stabiliteti politik si vlerë bazike, dhe drejt kësaj duhet të nisen partitë.

“Duhet patjetër të ketë institucione. Absolutisht, kush kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia do të mirën Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

banner

“Kushdo që do zgjedhje të reja, edhe njëherë, nuk ia do të mirën Republikës së Kosovës. Pra, partitë politike, duhet të kërkojnë stabilitetin institucional si vlerë bazike, si parim bazik”.

Abdixhiku tha se fillimisht duhet të flasin për presidentin e pastaj për Kuvendin dhe Qeverinë.

“Dhe po nisemi për stabilitet institucional. Si duket ky stabilitet institucional? Ulen partitë, e shohin si janë numrat matematikorë, edhe vendosin”.

“E dyta, duhet të flasim për marrëveshje të gjerë politike, por kur themi marrëveshje e gjerë, që të mos nisemi nga e para. Nga presidenti të nisim, jo nga Kuvendi e Qeveria, por së pari të flasim për presidentin. Nëse ndodh ndryshe, keni zgjedhje të reja. Kaq e thjeshtë është”, deklaroi kreu i LDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy