Gjini: Kushtetuta e përcakton qartë rendin e formimit të institucioneve, çdo devijim rrezikon krizë të re

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka deklaruar se Kushtetuta e përcakton qartë rendin e formimit të institucioneve të reja.

Sipas tij, fillimisht duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të konstituohet Kuvendi, më pas të zgjidhet Presidenti i vendit, ndërsa vetëm pas kësaj të mandatohet kryeministri dhe të formohet Qeveria.

banner

“Pastaj mandatohet kryeministri dhe e formon Qeverinë. Kjo është rrjedha normale dhe kushtetuese e gjërave në Kosovë”, tha Gjini.

Ai shtoi se vetë fakti që kjo procedurë është bërë temë debati tregon se dikush po përpiqet të shtyjë një agjendë që, sipas tij, nuk është unifikuese dhe nuk i shërben interesit të qytetarëve.

“Kjo agjendë rrezikon të sjellë një krizë të re dhe ta lërë vendin pa institucione edhe për një kohë”, deklaroi ai.

Gjini shtoi se pikërisht për këtë arsye duhet të respektohet rendi kushtetues.

“Përndryshe, nëse do të kishim politikanë normalë që e duan shtetin, nuk do të kishte fare rëndësi se kush zgjidhet i pari – Presidenti apo Qeveria”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy