GJAKOVË/ Aksident me vdekje, humb jetën motoçiklisti – ndalohet drejtuesi i veturës

by Nexhat

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, tha për Gazetën Express se rreth orës 02:00, në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra”, tha Krasniqi.

banner

Në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

“Ndërkaq, ndaj drejtuesit të veturës është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejshme hetimore”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy