Raportohet se një kosovar ka vdekur në plazhin e Ulqinit sot pasdite

by Nexhat

Mediumi “Indeksonline” ka raportuar se një i moshuar nga Kosova ka humbur jetën sot rreth orës 16:30, në një plazh në Ulqin.

Qytetarë që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur për IndeksOnline se i moshuari është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë.

banner

Sipas tyre, viktima ka ndërruar jetë në plazh, ndërsa pretendohet se autoambulanca ka mbërritur me vonesë prej më shumë se një ore.

Pas vonesës së ekipit të ndihmës së shpejtë, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës në drejtim të hotelit.

Shkaqet që çuan në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të viktimës mbeten ende të paqarta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy