Emisari Sorensen në Dubrovnik, Marrëveshja e Ohrit zotim ndërkombëtar e vlefshme edhe pa u nënshkruar

by Nexhat

Danezi Peter Sorensen gjatë një diskutimi në Forumin e Dubrovnikur ka folur për Marrëveshjen e Ohrit të cilën e ka quajtur zotim ndërkombëtar të palëve edhe pse nuk është e firmosur. I pyetur nga gazetari Michael Martens i cili e ka moderuar diskutimin ku ka folur edhe Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca rreth saj, Sorensen ka thënë se është këshilluar me juristë edhe në Bruksel edhe në Nju Jork.

“Po marrëveshja është valide. Jurisprudenca  GjND është e qartë, nuk duhet nënshkrim për një marrëveshje ndërkombëtare. Kjo cështje mund të shtrohet ose  vihet në pikëpyetje kur janë 2 palë në dialog, por  dialogu i ka 3 palë në dhomë,  ne kemi qenë aty kur është bërë, e kemi mirëpritur, konkluzat e Këshilli të BE në mënyrë të përsëritur e kanë si referencë këtë marrëveshje” ka theksuar danezi.

banner

“E kam kontrolluar edhe vetë se cili është statusi i marrëveshjes, dhe deri tani i kemi 19 marrëveshje mes palëve, dhe unë i kam konsultuar juristët, jo vetëm në orbitën tonë në Bruksel por edhe juristët në Nju Jork, është e qartë se Marrëveshja e Ohrit është një zotim ndërkombëtar. Nuk është një tekst Traktati, këtu edhe shpesh ka konfuzion,por një zotim ndërkombëtar. Ne si BE e kemi mirëpritur kështu që është e qartë e konsiderojmë so zotim valid ndërkombëtar që duhet të respektohet”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy