Një burrë nga Kosova, gjatë ditës së hënë është raportuar i zhdukur në zonën turistike të Shëngjinit.
Sipas burimeve të Klankosova.tv, i njëjti është kthyer shëndoshë e mirë te familja e tij, pasi dyshohej se është mbytur në det.
Megjithatë, sipas këtyre burimeve, i njëjti ka qenë duke pirë kafe në një kafiteri, ndërsa familjarët ishin merakosur pasi i ishte vonuar.

