Komuna e Prishtinës ka miratuar rritjen e çmimeve të biletave të transportit publik, ndërsa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku 2026. Sipas vendimit, biletat e blera në formë digjitale ose përmes SMS-it do të jenë më të lira se biletat fizike.
Komuna ka theksuar se po synon vazhdimin e dixhitalizimit të transportit publik.
Sipas çmimores së re:
Bileta njëdrejtimëshe do të kushtojë 0.80 euro në formë fizike dhe 0.60 euro në formë digjitale ose me SMS.
Bileta ditore rritet në 1.20 euro (fizike), ndërsa në versionin digjital do të kushtojë 1.00 euro.
Bileta javore do të kushtojë 6.00 euro në formë fizike dhe 5.00 euro në formë digjitale.
Bileta mujore do të jetë 18.00 euro në formë fizike dhe 14.50 euro në formë digjitale.
Bileta për linjën e Aeroportit do të kushtojë 6.00 euro në formë fizike dhe 5.00 euro në formë digjitale.
Po ashtu, Komuna ka caktuar edhe çmimet për biletat vjetore. Bileta vjetore digjitale do të kushtojë 150 euro, ndërsa bileta vjetore korporative digjitale, e dedikuar për bizneset me 20 e më shumë punëtorë, do të kushtojë 120 euro.
Komuna ka bërë të ditur se diferenca në çmime synon të nxisë përdorimin e biletave digjitale dhe të blera përmes SMS-it, të cilat janë më të lira sesa ato fizike

