Chelsea përgatit ofertë prej 80 milionë eurosh për Cubarsin, vjen përgjigjja nga Barcelona

by Nexhat

Chelsea po përgatitet të bëjë një lëvizje të rëndësishme në afatin kalimtar të verës, duke planifikuar një ofertë prej 80 milionë eurosh për mbrojtësin e talentuar të Barcelonës, Pau Cubarsí.

Megjithatë, sipas raportimeve të El Nacional, klubi katalanas nuk ka ndërmend të negociojë largimin e 18-vjeçarit. Drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë Cubarsín si një nga shtyllat e projektit për të ardhmen dhe kanë bërë të qartë se nuk do të shqyrtojnë asnjë ofertë që nuk arrin vlerën e klauzolës së lirimit.

banner

Klauzola e lirimit të mbrojtësit spanjoll është plot 500 milionë euro, një shifër që praktikisht e bën të paprekshëm në merkato.

Pavarësisht interesimit të Chelseat dhe gatishmërisë për të investuar 80 milionë euro, Barcelona mbetet e vendosur ta mbajë Cubarsín në skuadër, duke mos hapur negociata për shitjen e tij.

Mbetet të shihet nëse “Blutë” do të provojnë ta bindin klubin katalanas me një ofertë edhe më të lartë, por për momentin qëndrimi i Barcelonës është i prerë: Pau Cubarsí nuk është në shitje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy