Yakin: Xhaka mbetet i pazëvendësueshëm te Zvicra

by Nexhat

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka vlerësuar edhe një herë rëndësinë e kapitenit Granit Xhaka, duke theksuar se mesfushori vazhdon të jetë figura kyçe e kombëtares, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Duke folur për rolin e Xhakës, Yakin u shpreh se prania e tij në lojë është vendimtare për funksionimin e ekipit.

banner

“Prania e tij, mënyra se si e dikton ritmin dhe e drejton lojën janë jashtëzakonisht të rëndësishme,” deklaroi trajneri zviceran.

Me këtë deklaratë, Yakin konfirmon edhe atë që shumë analistë dhe ish-lojtarë kanë theksuar prej kohësh, përfshirë edhe ish-mbrojtësin gjerman Robin Gosens, i cili ka folur me superlativa për ndikimin e Xhakës pas bisedave me ish-bashkëlojtarët e tij.

Për Yakinin nuk ka dilema: Granit Xhaka mbetet i pazëvendësueshëm, jo vetëm për cilësitë e tij si futbollist, por edhe për lidershipin që sjell në kombëtaren zvicerane. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy