Manchester United vazhdon të vuajë pas largimit të legjendarit Sir Alex Fergusonit.
Shkarkimi i Michael Carrick e ka çuar në 11 numrin e trajnerëve që janë larguar nga posti në 13 vitet e fundit, duke përfshirë edhe ata që kanë ushtruar detyrën si të përkohshëm.
Sipas Tuttomercatoweb, klubi anglez i ka shpenzuar rreth 121 milionë euro vetëm për kompensimet e trajnerëve të larguar.
Gjithçka nisi me David Moyes, i cili u shkarkua pas vetëm dhjetë muajsh.
Më pas erdhën Louis van Gaal, José Mourinho, Ole Gunnar Solskjaer, Ralf Rangnick, Erik ten Hag, Ruben Amorim dhe Michael Carrick, ndërsa në këtë periudhë pati edhe disa trajnerë të përkohshëm.
Shifrat janë marramendëse. Largimi i Mourinhos i kushtoi klubit 23.4 milionë euro, ndërsa ndarja me Rangnickun kushtoi 17.6 milionë euro.
Edhe Amorim, aktualisht trajner i Milanit, i kushtoi Manchester Unitedit 9.8 milionë euro në momentin e largimit.
Ndërkohë, klubi po përgatitet për një tjetër ndryshim në stol, me Mauricio Pochettinon si kandidatin kryesor.
Për ta liruar argjentinasin nga kontrata me kombëtaren e SHBA-së, United duhet të paguajë edhe 8.8 milionë euro si klauzolë.
Një tjetër shpenzim që dëshmon krizën e vazhdueshme të drejtimit në Old Trafford.

