Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion

by Nexhat

Gruaja ndërroi jetë në shtëpinë e bashkëshortit në Mitrovicë, ndërsa prindërit kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.

Një grua rreth 40-vjeçare, e cila kishte ardhur nga diaspora për të qëndruar në Kosovë, ka humbur jetën në Mitrovicë në rrethana që po hetohen nga autoritetet.

banner

Sipas informacioneve të para, ajo ka ndërruar jetë në shtëpinë e bashkëshortit të saj. Më pas është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Familjarët e saj, nëna dhe babai, kanë kërkuar që trupit të së ndjerës t’i nënshtrohet obduksionit, duke theksuar se ajo kishte ardhur nga mërgata në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe hetimeve përkatëse.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy