Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën pak më parë në qendër të Podujevës.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla bëri të ditur se njëri prej të plagosurve ka hyrë në sallë të operimit.
“Është duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe neurokirurgjisë”, thuhet në konfirmim.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se për vizitë tek të plagosurit ka shkuar Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

