Ish-presidenti me qëndrime të ashpra dhe kontrovers i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, mori pjesë në funeralin e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, duke shënuar një paraqitje të rrallë pas vitesh ftohjeje në marrëdhëniet me udhëheqësin e vrarë, raporton CNN.
Mandati i Ahmadinexhadit e polarizoi Republikën Islamike dhe presidenca e tij u bë e njohur për pikëpamjet e tij kontroverse mbi çështjet botërore. Në vitin 2009, rizgjedhja e tij nxiti Lëvizjen e Gjelbër – në atë kohë protestat më të mëdha kundër qeverisë në historinë e Republikës Islamike – mes pretendimeve për manipulim të votave.
Pavarësisht protestave, Khamenei doli fuqishëm në mbështetje të rezultateve të zgjedhjeve dhe e mbështeti Ahmadinexhadin, megjithëse marrëdhënia e tyre u përkeqësua në vitet që pasuan dhe, vitet e fundit, ish-presidenti u la mënjanë.
Mediat iraniane raportuan në ditët e para të luftës se një sulm ndaj shtëpisë së tij plagosi Ahmadinexhadin. Pjesëmarrja e tij në funeralin e Khameneit shënon herën e parë që ai shfaqet publikisht që nga lufta.
Një fotografi e publikuar nga mediat iraniane e tregonte atë duke ecur mes turmave të mëdha që po merrnin pjesë në procesionin mortor në Teheran.

