Wayne Rooney ka shprehur rezerva për festën e madhe të Anglisë në dhomat e zhveshjes, pas fitores dramatike 3-2 ndaj Meksikës në stadiumin “Azteca”.
Ish-kapiteni i “Tre Luanëve” dha mendimin e tij pas publikimit të pamjeve nga festa e skuadrës pas ndeshjes, ku mbrojtësi John Stones u tall me trajnerin Thomas Tuchel duke inskenuar një lëndim në shpatull.
Fitore historike në “Azteca”
Anglia siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës pas një përballjeje emocionuese kundër Meksikës, një prej vendeve bashkorganizatore të turneut.

Skuadra e Thomas Tuchelit arriti të mbijetojë në kushte të vështira, mes lartësisë së madhe mbidetare dhe atmosferës së zjarrtë të tifozëve vendas. Për më tepër, Anglia luajti 40 minutat e fundit me dhjetë lojtarë, pasi Jarell Quansah u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo fitore dramatike solli shpërthim emocionesh në dhomat e zhveshjes. Një nga momentet më të komentuara ishte shakaja e John Stones, i cili bëri sikur kishte lënduar shpatullën, duke e trembur për pak çaste trajnerin Tuchel.
Rooney: Jam pak më i vjetër në mentalitet
Duke komentuar pamjet e festës gjatë analizës pas ndeshjes në BBC, Wayne Rooney nuk dukej shumë i bindur nga mënyra se si skuadra po e festonte suksesin.
Ish-golashënuesi rekord i Anglisë tha se, sipas tij, ishte ende herët për një festë kaq të madhe
John Stones 🕺😂
— England (@England) July 6, 2026
The energy in the changing room last night 🔥 pic.twitter.com/mKqId1pnyJ

