Tahiri për Haradinajn president: Nuk është më opsion, s’gjeti mirëkuptim

by Nexhat

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka deklaruar se ideja që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president nuk është më opsion, pasi nuk ka gjetur mirëkuptim dhe mbështetje politike.

Ai tha se ky ka qenë një qëndrim i shprehur më herët, por se zhvillimet e mëvonshme kanë bërë që kjo ide të mos konsiderohet më si opsion.

banner

“Ky ka qenë një pozicion para propozimit të gjashtë pikave. Siç shihet, nuk ka gjetur mirëkuptim dhe tashmë nuk është opsion. Jo, nuk është opsion. S’mundet me ndodhë, nuk është më opsion ideja”, tha ai në Rubikon

Sipas tij, qëndrimi publik i Haradinajt ka qenë i qartë, duke theksuar se ai nuk e ka shpallur veten kandidat për president, por vetëm ka shprehur gatishmëri, e cila sipas tij, nuk ekziston.

“Ky është pozicion publik. Një politikan, kur jep një pozicion publik, në këtë rast kryetari Haradinaj, ish-kryeministër dy herë, nuk ka pasur asnjë reflektim. Mendoj që pozicioni i z.Haradinaj ishte bukur i qartë. Ai nuk tha që unë jam kandidat, as që po vetëpropozohem, por që ka gatishmëri. Gatishmëria nuk ekziston më, që nënkupton se kjo çështje tashmë është e mbyllur”, deklaroi deputeti Tahiri. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy