Zvicra fiton pas penalltive dhe shkruan historinë, në çerekfinale e pret Argjentina

by Nexhat

Zvicra është çerekfinalistja e fundit e Kupës së Botës, pasi mposhti Kolumbinë me rezultat 4:3 pas ekzekutimit të penalltive, në një duel që nuk prodhoi asnjë gol për 120 minuta lojë.

Koha e rregullt përfundoi 0:0, ndërsa as vazhdimet nuk ndryshuan rezultatin, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme dhe krijuan pak raste të pastra për shënim.

banner

Nga pika e bardhë, zviceranët u treguan më të saktë dhe siguruan kualifikimin me rezultat 4:3, duke vulosur biletën për në mesin e tetë skuadrave më të mira të turneut.

Ky është një sukses historik për Zvicrën, e cila rikthehet në çerekfinalen e Kupës së Botës pas shumë vitesh pritjeje.

Në fazën çerekfinale, Zvicra do të ketë një sfidë gjigante, pasi do të përballet me Argjentinën, kampionen në fuqi të botës, e cila më herët eliminoi Egjiptin me rezultat 3:2 pas një përmbysjeje dramatike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy