Kryetari i AAK’së, Ardian Gjini, si dhe Daut Haradinaj i kësaj partie kanë hequr dorë nga mandati i deputetit.
Bekë Berisha dhe Burim Ramadani do të vijnë në vend të tyre.
Kështu bëri të ditur në mbledhjen e sotme të KQZ’së, kreu i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi.
“Dje kam pranuar dy email-a nga kandidatët nga radhët e AAK’së. Kandidati Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, të cilët kanë deklaruar se tërhiqen nga pranimi i mandatit të deputetit”.

