‘Na e grabitën fitoren’, raportimet pas triumfit të Argjentinës ndaj Egjiptit

by Nexhat

Lot, krenari dhe zemërthyerje, Egjipti u largua nga Botërori, por fitoi respektin e botës.

Kështu e ka përshkruar Shaimaa Khalil, korrespodent i BBC, ndeshjen e mbrëmshme, teksa ka treguar bisedën me nipin e tij 9-vjeçar.

banner

“Ishte një katastrofë, na e grabitën”, ka thënë fëmija me lot në sy,

Ndeshja ishte një udhëtim emocionesh: nga shpresa te besimi, më pas te euforia, për t’u kthyer në zemërim dhe në fund në dhimbje, raporton ai.

“Si një amerikan me origjinë egjiptiane, e përjetova çdo minutë të kësaj ndeshje,” është shprehur 41-vjeçari Sami Elmansoury.

“Të shihja Egjiptin të arrinte fitoren e parë në histori në Kupën e Botës dhe më pas të përballej si i barabartë me Argjentinën është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Askush nuk mund ta zbehë atë që këta futbollistë i treguan botës. Paraqitja e tyre në këtë turne do të mbahet mend për shumë kohë.”

Motoja e ekipit gjatë gjithë Botërorit ishte “Mekameleen”, që në shqip do të thotë “Do të vazhdojmë përpara”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy