Dolce u përgjigjet kritikëve pas publikimit të fotografive të vjetra

by Nexhat

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, ka reaguar për herë të parë pasi disa fotografi të saj nga e kaluara nisën të qarkullonin gjerësisht në rrjetet sociale.

Përmes disa postimeve në Instagram, ajo bëri të qartë se publikimi i këtyre imazheve nuk e ka shqetësuar dhe se nuk ndihet aspak e cenuar nga komentet për ndryshimet në pamjen e saj ndër vite.

banner

Sipas Dolces, fotografitë e vjetra janë pjesë e historisë dhe rrugëtimit që e kanë formësuar si person.

“Ato foto përfaqësojnë personin që kam qenë dhe më kanë sjellë të bëhem kjo që jam sot”, shkroi ajo.

Në vazhdim, ish-banorja iu drejtua me ironi atyre që, sipas saj, po përpiqen ta lëndojnë ose ta vënë në siklet përmes publikimit të imazheve të së kaluarës.

“Nëse mendoni se publikimi i fotografive nga e kaluara ime mund të më lëndojë, keni gabuar person”, u shpreh Dolce.

Ajo falënderoi gjithashtu ndjekësit që i kanë dërguar mesazhe mbështetëse, ndërsa për kritikët pati një mesazh të drejtpërdrejtë, duke u uruar që të gjejnë të njëjtën qetësi shpirtërore që ajo pretendon se ka arritur.

Në fund të reagimit, Dolce theksoi se vëmendja e krijuar në rrjet nuk do ta largojë nga planet e saj dhe se synon të vazhdojë të përqendrohet te e ardhmja.

“Mund të vazhdoni të publikoni të gjitha fotografitë që dëshironi. Unë do të vazhdoj ta ndërtoj të ardhmen time”, shkroi ajo.

“E kam thënë edhe më parë: rëndësi ka që për mua flitet gjithmonë. Madje edhe në ëndërr po ju dal”, përfundoi Dolce.

Reagimi i saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku një pjesë e ndjekësve e përgëzoi për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të sigurt me të cilën iu përgjigj kritikave. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy