Haradinaj: Kurti nga kafët me serbë në zyrë të Demaçit, e pastaj në burg në Serbi

by informim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së Kosovës që t’i mbrojë të drejtat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai, në një konferencë për media pas përfundimit të diskutimit me organizatat e dala nga lufta, ka thënë se nuk duhet të lejohet kurrë që veterani të mbrojë të drejtën e vet.

banner

“Në këtë diskutim mbizotëroi tema e së drejtës se veteranëve padrejtësia që iu është bërë, është shqetësim i të gjithë neve. Pra, për qëndrimet të cilat i kam cilësuar thikë pas shpine të kësaj qeverie, ndaj dy vlerave aleanca me NATO-n dhe vlerat tona të lirisë”.

“Çdo brez i atyre që kanë bërë sakrificë për liri, ndjen respekt për pasardhësit gjithashtu ndjehet i fyer kushdo që e fyen sakrificën e kujtdo për liri. Një besim që ka lind në sakrificë, që nuk ka qenë i lehtë me e fitu e nuk ka qenë i lehtë me u mbajt, kjo qeveri i ka fut thikë pas shpinës. Kurti dhe kjo qeveri i ka ngul thikë pas shpine sakrificës tonë për liri, kategorive të lirisë. Sjellja e Kurtit ndaj kësaj kategorie është jonjerëzore dhe joshtetërore dhe joinstitucionale. Unë jam veteran, kam emër e mbiemër, nuk jam Albin Kurti që prej kafeve që i ka pi me serbë ka shku në zyrë të Demaçit e prej aty në Serbi në burg. Nuk jam Mimoza Kusari, e unë e di a janë kanë veteranët e vërtetë a jo”, ka thënë ai.

“Nga kjo tryezë bëhet thirrje të mos lejohet kurrë që veterani, ai që e ka mbrojtur popuyllin në kohën e rrezikut më të madh që tani ai vet ta mbrojë të drejtën e vet, duhet t’i mbrojmë të drejtat e veteranëve për një statut të dinjitetshëm”.

“Veteranët e duan shtetin, nuk janë kundër Kosovës, i duan institucionet e Kosovës, por edhe institucionet duhet ta duan Kosovën. Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti dhe deputetët duhet t’i mbrojnë të drejtat e veteranëve, edhe unë do ta mbrojë, por jo duke shkatërruar shtetin tonë”, ka thënë Haradinaj

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy