Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për përfshirjen e elementeve të muzikës tradicionale shqiptare në filmin e sapodalur “The Odyssey”, duke thënë se Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollywood-it.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, ka vizituar jugun e Shqipërisë, ku është njohur nga afër me iso-polifoninë shqiptare, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, si dhe me tingujt e fyellit dyjar.
Sipas tij, këto elemente shërbyen si burim frymëzimi për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan.

