Vëllai iu përmend si i dyshuar për Masakrën e Krushës, deklarohet në RTK politikani nga Prizreni Levent Bush

by Nexhat

Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi në Prizren, Levent Bush, në një deklaratë për RTK, edicionin në gjuhën turke, ka thënë se pretendimet e ngritura ditëve të fundit për vëllain e tij, Shahin Bush, janë të pavërteta.

Ai gjithashtu ka mohuar se vëllai i tij është arrestuar apo ndaluar.

banner

Levent Bush ka treguar se vëllai i tij ka shkuar në Prokurorinë e Prizrenit, ku ka dorëzuar kallëzim penal lidhur me pretendimet e ngritura ndaj tij.

Ai ka thënë gjithashtu se personi që shfaqet në pamjet e transmetuara nga disa televizione, të cilat e lidhin me grupet paramilitare serbe në vitin 1999, nuk është vëllai i tij, Shahin Bush, duke i cilësuar këto pretendime si krejtësisht të pavërteta.

Ai ka thënë për RTK se vëllai i tij ndodhet aktualisht në shtëpi dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos u besojnë lajmeve që, sipas tij, nuk pasqyrojnë realitetin dhe bazohen në pretendime të pabazuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy