Zjarr në kodrat e Peshtanit, zjarrfikësit shmangin përhapjen

by Nexhat

Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Peshtanit të Fierit, duke djegur një sipërfaqe me shkurre dhe lisa.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, zjarrfikësit e Fierit kanë ndërhyrë në terren, duke nisur operacionin për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

banner

Falë ndërhyrjes së tyre, vatra e zjarrit është vënë nën kontroll dhe më pas është bërë e mundur shuarja e plotë e flakëve.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e zjarrit, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy