Zjarret në Francë, ministri i brendshëm thotë se po përballen me një situatë të paparë

by Nexhat

Në disa rajone në Francë kanë vazhduar vatrat e zjarrit, duke vështirësuar edhe më shumë intervenimin e ekipeve.

Si pasojë e zjarreve, mijëra njerëz janë detyruar të evakuuohen nga shtëpitë e tyre, pasi që flakët kanë përfshirë mijëra hektarë tokë e pyje në këtë shtet.

banner

Për këtë, ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, ka deklaruar se zjarrfikësit janë duke u përballur me një situatë të paparë në Gironde.

Duke folur pas një takimi qeveritar për krizën, ai ka thënë se kushtet e motit dhe përbërja e pyjeve po e vështirësojnë përballjen me zjarret.

“Është autonom, i vetëmbështetur dhe përhapet në të gjitha drejtimet. Pra, është një zjarr që është i vështirë për t’u kontrolluar”, ka thënë Nuñez.

Ai ka deklaruar se zjarri ka djegur tashmë 40,000 hektarë tokë, pothuajse dyfishi i sipërfaqes totale që u dogj nga zjarret e egër në Gironde në vitin 2022.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy