Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja, por ende s’mund të përdoret për pije e gatim

by Nexhat

Tash e disa ditë, banorët e Gostivarit janë duke u përballur me probleme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Pas kontaminimit të ujit, përdorimi i tij për pije dhe gatim vazhdon të mbetet i ndaluar.

banner

Megjithatë, autoritetet në Maqedoni të Veriut e kanë bërë pastrimin e ujit nga ndotja fekale, por përdorimi i tij do të mbetet vetëm për çështje teknike.

Nga Komiteti Drejtues për Menaxhim me Kriza kanë thënë se kanë vazhduar marrjen e mostrave të ujit, por që sipas tyre, përdorimi i tij për pije dhe gatim mbetet i ndaluar.

“Me monitorim të vazhdueshëm do të mund të vërtetojmë se uji në ditët në vazhdim do të mund të përdoret edhe për pije”, ka thënë  Emilija Anevska nga “Ujësjellësi i Shkupit”.

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka bërë apel që sa i përket ujit të bëjnë veprime maksimale për të rikthyer normalitetin.

“Shpresoj që kjo të shërbejë si mësim dhe që, njëherë e përgjithmonë, në të ardhmen të veprojnë me profesionalizëm maksimal dhe në përputhje me kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj sa i përket kontrollit të cilësisë së ujit. Sepse me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve nuk bëhet lojë.”, ka thënë ai.

Edhe nga Komuna e Gostivarit kanë njfotuar se uji nga rrjeti i ujësjellësit tashmë mund të përdoret për qëllime teknike, derisa po punohet për rikthimin normal të cilësisë së ujit.

Si pasojë e helmimit të ujit, mijëra qytetarë janë infektuar derisa janë arrestuar edhe disa persona përgjegjës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy