Një vlerësim i fundit për situatën politike, sigurinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri evidenton përparime në disa fusha, por gjithashtu ngre shqetësime për korrupsionin, transparencën institucionale dhe nevojën për reforma të mëtejshme.
Sipas raportit të publikuar nga struktura e Departamentit Amerikan të Shtetit, OSAC (Overseas Security Advisory Council), proceset e fundit zgjedhore në Shqipëri kanë qenë më të qeta dhe më të balancuara krahasuar me vitet e mëparshme, megjithëse vazhdojnë të ekzistojnë probleme që lidhen me financimin e fushatave, përdorimin e burimeve publike dhe klimën politike.
Raporti thekson se zgjedhjet në Shqipëri historikisht janë shoqëruar me shqetësime për ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në procesin zgjedhor. Megjithatë, sipas vlerësimit, zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u zhvilluan në përgjithësi në një atmosferë të qetë, raportojnë mediat në Shqipëri.
OSAC përmend se janë raportuar disa raste të izoluara të parregullsive që përfshinin kandidatë dhe mbështetës të tyre, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vlerësuar se këto raste nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Megjithatë, një mision i përbashkët ndërkombëtar i vëzhgimit, i përbërë nga OSBE-ja, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian, ka kërkuar një reformë të plotë të sistemit zgjedhor.
Megjithatë, OSAC ka evidentuar edhe raste ku persona janë mbajtur për periudha të gjata për intervistim, pa u arrestuar zyrtarisht, duke ngritur shqetësime për zbatimin praktik të garancive ligjore.

