Në dy çerdhe të dy qyteteve të ndryshme, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, fruthi shpërtheu në javën e fundit.
Shumica nga të prekurit u bën edhe për spital, rreth 6 sosh, derisa të vegjlit ishin të pavaksinuar.
Ani se qarkorja e IKSHPK-së, rekomandon dhe obligon institucionet arsimore që fëmijët e pavaksinuar nuk mund të regjistrohen as në cerdhe dhe as në shkolla.
Në klinikën infektive në QKUK, aktualisht po trajtohen 17 fëmijë të prekur me fruth, ku 2 nga ta me frymëmarje më të vështirësuar duke u ndihmuar me oksigjen.
Mosha e pacientëve të vegjël është 1 deri në 2 vjet.
Infektologët theksojnë se para 8 vitesh, vendi ishte përballur me një valë të tillë por që nuk kishte zgjatuar me muaj të tërë sikurse në këtë vit, arsyea, rënia e dukshme e imunizimit.
Nga të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, në javën e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me fruth, kurse që nga prilli deri me 27 korrik janë konfirmuar 78 raste në nivel vendi.

