Giovanni Pietro Barbano, shefi i EULEX’it në Kosovë, ka shprehur shqetësime për kërcënimet që kanë marrë policët e rinjë serbë.
Me urdhër të Listës Serbe, subjekt politik i lidhur me Beogradin, qindra policë serbë ishin larguar nga institucioni i Kosovës duke larguar uniformat.
Por disa serbë të tjerë vendosën që ta veshin atë uniform, poqë kjo nuk ka kaluar pa kërcënime.
Për këtë, EULEX thotë se çdo lloj frikësimi është i papranueshëm.
”Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapo-dislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet jo-shumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës”, ka shkruar ai në Tëitter, të martën.
I am very concerned about media reports regarding threatening messages against newly deployed Kosovo Police Officers from non-majority communities.
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) July 25, 2023
Any kind of intimidation are unacceptable, and I stress the importance Kosovo Police reflect and represent entire Kosovo population.