Raportohet se ky është personi nga Dragashi që u arrestua si i dyshuar për spiunazh

by Nexhat

Është bërë publike fotografia e Fehim Sali, i arrestuari nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Fehim Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të  Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zhelimir Matoviq. Ai në foto të publikuar nga Indeksonline, shihet bashkë me ministrin e punëve tq brendshme të Serbisë, Ivica Dacic.

banner

Ai punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së presidentes.

Po ashtu, dyshohet se merret me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe, ndërsa dyshohet se është angazhuar në grumbullimin e votave për mbështetësit e Aleksandar Vuçiqit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy