Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet tona i bëjmë publike pas takimit

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar është mbledhje e zakonshme,

“Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë të përbashkët”, tha ajo.

banner

E pyetur se pse dje nuk ishin në Kuvend bashkë me PDK e Aleancën, Osmani tha se kanë qenë aty, mirëpo janë në mbrojtje të Kushtetutës.

“Çdo ditë jam në Kuvend. Çdo ditë jam në Kuvend. Edhe sot isha në Kuvend. Ne jemi në përkrahje të mbrojtjes së Kushtetutës, kurse qëndrimet më në detaje do t’i publikojmë sot menjëherë pasi të përfundojë takimi i grupit parlamentar”, tha Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy