Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i kësaj partie do të diskutojë sot për zhvillimet e fundit politike dhe hapat që do të ndërmerren më tej, në një kohë kur vendi po përballet me ngërç kushtetues dhe bllokadë në Kuvend, .
“Po, ne njëherë kemi mbledhje t’shohim edhe të gjithë deputetët sot janë, ta shohim edhe komunikimin që ka edhe kryetari i LDK-së.
Sot pas takimit sigurisht merrem vesh për të gjitha çka ka ndodhë këto dy-tri ditë edhe të shohim si do të ecim tutje. Ajo çka dihet është që kemi një ngërç kushtetues, kemi një bllokadë te Kuvendi i Republikës së Kosovës sepse nga lëvizjet vendimmarrëse, ose më mirë të thejmi nga kryesuesi i tashmw e seancës dhe kjo është duke dëmtuar edhe demokracinë, por është edhe një farë stagnimi, ndoshta që do të kishte lëvizje pozitive për konstituimin e Kuvendit edhe krijimin e institucioneve të reja”, tha ai.
Sa i përket kallëzimit penal ndaj ushtruesve të dy detyrave, Zemaj tha se ai mbetet aktiv dhe kërkoi që institucionet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre.
“Po ne e kemi një kallëzim penal dhe ju e dini, ai është aktiv. Nuk kemi marrë ndonjë përgjigje rreth atyre hetimeve ose çka ka pasë tutje. Kjo është e përsëritshme. Është edhe vendimi i Gjykatës Supreme që decidivisht e ndalon ushtrimin e dy detyrave — deputet dhe ministër. Ne nuk kemi përgjigje tjetër. Krejt çka duhet, prokuroria duhet me bë punën e vet edhe hetuesia me pa ku janë shkeljet ligjore, ku është keqpërdorimi i buxhetit edhe me marrë masa ndaj individëve që mbajnë këto dy pozita”, tha Zemaj.

