Osmani pasi LDK njoftoi se nuk dëshiron më koalicion me VV’në: T’i japim vendit President që e mbron Kushtetutën

by Nexhat

Ish-preisdentja, Vjosa Osmani, tani pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar teksa kryetari i partisë Lumir Abdixhiku po njoftonte në një konferencë për media se “LDK tërhiqet nga kërkesa për pjesëmarrje në qeveri dhe për presidentin”.

Osmani, derisa ka shpërndarë konferencën e Abdixhikut ka shkruar se “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i jepim vendit President të Republikës që mbron kushtetutën dhe vendin”.

banner

Osmani thotë; “ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”.

Postimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy