Vuçiq s’e di nëse do të shkojë në takimin me Kurtin: S’ia kam shtrënguar kurrë dorën, s’kemi folur

by informim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se nuk ka marrë ende vendim nëse do të shkojë në Bruksel më 2 maj për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Por ai tha sot në një konferencë për media se pret që të prezantohet plani për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

banner

“Nuk kam marrë vendim nëse do të shkoj në Bruksel më 2 maj”, tha Vuçiq. “Ne presim që ekipi drejtues serb të prezantojë planin”, shtoi ai.

Vuçiq tha se “nuk ka dialog”. Ai tha se me Kurtin s’ka biseduar kurrë, pasi tha se ai i ka kërkuar vetëm që ta njohë Kosovën

“Nuk ka dialog. Kurtit nuk i kam shtrënguar kurrë dorën, nuk kemi biseduar, ai nuk ka dashur të bisedojë, sepse ai ka vetëm një kusht, ‘duhet ta njohësh Kosovën’, dhe për këtë e ka mbështetjen e Quintit”, tha Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy