Angela Martini sqaron debatin për Kabalën: “Nuk ndryshova fenë dhe nuk iu bashkova asnjë sekti”

by Nexhat

Angela Martini ka reaguar publikisht pas kritikave dhe interpretimeve që qarkulluan në rrjetet sociale, të nxitura nga një fragment i shkurtër prej rreth 40 sekondash nga një intervistë e saj.

Përmes disa postimeve në InstaStory, modelja shqiptare ka sqaruar rrugëtimin e saj shpirtëror dhe raportin me Kabalën, duke mohuar pretendimet se është konvertuar në një fe tjetër apo se është bërë pjesë e ndonjë sekti.

banner

“E kuptoj që emocionet janë të forta, por nga një fragment 40-sekondësh është krijuar një histori e tërë”, shkroi Martini.

Ajo theksoi se interesimi i saj për Kabalën nuk është i ri dhe se këtë traditë shpirtërore e ka studiuar që nga viti 2012, për një periudhë prej rreth gjashtë vitesh.

“Nuk e fillova papritur në vitin 2026 për të tërhequr vëmendje. Nuk u konvertova, nuk ndryshova fenë, nuk iu bashkova ndonjë sekti dhe as ‘shita shpirtin tim’”, u shpreh ajo.

Martini sqaroi se intervista e plotë trajton një rrugëtim më të gjerë personal dhe shpirtëror, ku përfshihen astrologjia, Meditimi Transcendental, mësimet e Paramahansa Yoganandës, Kabala dhe interesi për fuqinë e mendjes.

“Të studiosh Kabalën nuk do të thotë të konvertohesh”

Modelja kundërshtoi veçanërisht interpretimet që e barazojnë studimin e Kabalës me konvertimin në Judaizëm.

“Të studiosh Kabalën nuk do të thotë të konvertohesh në Judaizëm, ashtu si eksplorimi i një mësimi shpirtëror nuk përcakton të gjithë identitetin e një personi”, shkroi ajo.

Angela Martini preku edhe debatet që e lidhën këtë temë me zhvillime politike dhe konflikte ndërkombëtare, duke insistuar se interesimi për një traditë shpirtërore nuk duhet të interpretohet si qëndrim politik.

“Të studiosh një traditë shpirtërore nuk është një deklaratë politike dhe nuk do të thotë të mbështesësh vuajtjen e askujt. Zemra ime është me njerëzit dhe fëmijët e pafajshëm kudo në botë”, deklaroi ajo.

Kritika për gjykimet e nxituara në rrjetet sociale

Në reagimin e saj, Martini u ndal edhe te mënyra se si një pjesë shumë e shkurtër e një interviste mund të krijojë një perceptim të plotë për një person.

“Ironia është se sa shpejt u krijua një perceptim i tërë nga vetëm 40 sekonda – krejt e kundërta e parimit të parë që kam mësuar: mos beso kurrë verbërisht gjithçka që dëgjon. Vëre në dyshim, përjetoje vetë dhe zbulo të vërtetën tënde”, shkroi ajo.

Modelja pranoi se edhe pas sqarimit të saj mund të ketë persona që vazhdojnë të mos pajtohen me të, por theksoi se reagimet emocionale nuk mund të zëvendësojnë faktet.

“Zemërimi nuk është provë dhe përsëritja e një supozimi nuk do ta kthejë kurrë atë në fakt”, tha Martini.

Në fund, ajo e mbylli reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë për kritikët:

“Nëse zgjidhni të qëndroni të zemëruar, qëndroni të zemëruar. Unë zgjedh të qëndroj e informuar.”

Reagimi i Angela Martinit vjen pas diskutimeve të shumta në rrjetet sociale, ku deklaratat e saj për Kabalën dhe rrugëtimin personal shpirtëror ishin interpretuar në mënyra të ndryshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy