Pas Aston Villës, edhe një klub i Premierligës po e kërkon Leaon

by Nexhat

E ardhmja e Rafael Leaos mbetet njëra prej temave më të nxehta në shtëpinë e Milanit.

Në orët e fundit është raportuar për ftohjen e negociatave me Aston Villan, një destinacion që nuk e ka bindur kurrë plotësisht sulmuesin portugez, pavarësisht se klubi kuqezi kishte zhvilluar kontakte me klubin anglez.

banner

Vetë Leao i ka thënë gjithashtu “jo” Al Hilal të Simone Inzaghit, ndërsa mbetet i gjallë interesimi i Galatasarayt, i cili kishte lëvizur për të që disa javë më parë.

Sipas asaj që raportohet nga Italia, klubi turk mund të rikthehet së shpejti me një ofertë të përmirësuar, duke e kaluar shifrën e 40 milionë eurove për Milanin.

Megjithatë, klubi i RedBird vazhdon t’i kërkojë 60 milionë euro në total, mes pjesës fikse dhe bonuseve.

Në këtë situatë, sipas “Milannews”, në skenë ka dalë në këto minuta edhe interesimi i Tottenhamit të Roberto De Zerbit, përcjell “Gazeta Express”.

Për momentin nuk bëhet fjalë ende për negociata të mirëfillta, por vetëm për një shfaqje interesi që mund të shndërrohet në diçka më konkrete gjatë orëve të ardhshme.

Në prapaskenë mbetet edhe roli i Jorge Mendesit, menaxherit që është pjesë e rrethit të gjerë që i menaxhon interesat e Rafael Leaos.

Kështu, për portugezin shfaqet një tjetër mundësi nga Premierliga, ndërsa Milani pret zhvillime të reja për të ardhmen e numrit 10. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy