Moti për të premten, 28.08.2026

by Nexhat

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rrezik i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Gradualisht do të shtrihet vranësira sahariane, duke sjellë përqendrime të larta të pluhurit, me ç’rast pritet të krijohet pamje e turbullt e qiellit dhe dukshmëri më e kufizuar horizontale.

banner

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17–43 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 40°C. /MeteoKosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy