Arrestohet një person në Junik, në shtëpinë e tij gjendet pushkë dhe 40 fishekë

by Nexhat

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë në Pejë dhe Stacionin Policor në Junik, ka realizuar një kontroll në shtëpinë e një personi të dyshuar.

Kontrolli është kryer më 28 gusht 2026, në rrugën “Lush Musa” në Junik, në bazë të urdhëresës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

banner

Gjatë bastisjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, 40 fishekë të kalibrit 7.62x39mm, katër thika, një boks metalik, një sprej si dhe një set pajisjesh për pastrimin e armës.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy