Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të një defekti, një pjesë e Prishtinës ka mbetur pa ujë.
Ujësjellësi tha se janë dy rrugë të kryeqytetit që janë prekur nga ky defekt, sikurse edhe një pjesë e Velanisë.
“Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, banorët e rrugës ‘Xhemajl Berisha’, rrugës ‘Muharrem Berisha’ dhe një pjesë e Velanisë janë pa ujë”, tha KRU “Prishtina”.
Kompania tha se ekipet janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.

