Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kriminelëve s’ka vend në BE

by Nexhat

Komisioni Evropian deklaroi të premten se u takon autoriteteve të Serbisë të përcaktojnë se çfarë roli do të kenë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, por theksoi gjithashtu se glorifikimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe se për të nuk ka vend as në Bashkimin Evropian dhe as në vendet kandidate për anëtarësim.

Bashkimi Evropian, lidhur me vdekjen e Mlladiqit, deklaroi se ai ishte kriminel lufte, i cili po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Srebrenicë.

banner

“Komisioni Evropian konsideron se çdo glorifikim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe se për të nuk ka vend as në BE dhe as në vendet kandidate për anëtarësim në BE”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy