Shtatë të vdekur dhe 23 të zhdukur pasi një anije u përmbys në brigjet e Qipros Veriore

by Nexhat

Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një traget me 267 persona në bord u përmbys në ujërat pranë Qipros Veriore, ka raportuar BBC.

Kryeministri i administratës së Qipros Veriore, Unal Ustel, ka bërë të ditur se 237 persona janë shpëtuar, ndërsa 23 të tjerë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.

banner

“Fatkeqësisht, shtatë persona kanë humbur jetën. Operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e 23 personave të zhdukur po vazhdojnë pa ndërprerje, me të gjitha kapacitetet e mobilizuara”, ka shkruar Ustel në X.

Ai ka theksuar se prioritet i ekipeve të shpëtimit është gjetja e personave që ende rezultojnë të zhdukur.

Qiproja Veriore administrohet nga autoritetet turko-qipriote dhe njihet ndërkombëtarisht vetëm nga Turqia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy