Haradinaj përkujton 77-vjetorin e rënies së Ndue Përlleshit: Lavdi e përjetshme!

by Nexhat

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 77-vjetorin e rënies heroike të patriotit shqiptar, Ndue Përlleshit.

Haradinaj ka thënë se Përlleshi ishte një nga luftëtarët më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, i cili qëndroi i palëkundur deri në frymën e fundit për çlirimin e trojeve shqiptare. /Gazeta Express

banner

Postimi i plotë:

Në 77-vjetorin e rënies heroike të patriotit të madh, Ndue Përlleshit, kujtojmë dhe nderojmë një nga luftëtarët më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, i cili qëndroi i palëkundur deri në frymën e fundit për çlirimin e trojeve shqiptare.

Ndue Përlleshi ishte prej atyre burrave që nuk e pranuan kurrë nënshtrimin. Ai zgjodhi rrugën e vështirë të qëndresës, duke e vendosur fatin e atdheut mbi jetën e tij. Shembulli i tij i frymëzoi shumë patriotë shqiptarë që vazhduan rrugën e qëndresës dhe sakrificës për lirinë e trojeve shqiptare.

Lavdi e përjetshme Ndue Përlleshit!

Nderim për të gjithë ata që dhanë jetën për Shqipërinë dhe trojet shqiptare!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy