A rrezikohet Kosova nga virusi i Nilit Perëndimor?

by Nexhat

Një pacient i moshës 21 vjeçare që kishte rezultuar pozitiv javë më parë me virusin “Nil Perëndimor” e po trajtohej në Klinikën Infektive, pas përsëritjes së analizave pacienti ka rezultuar negativ. Ndërkohë sipas drejtoreshës së Klinikës vendi nuk rrezikohet nga përhapja e infeksionit. Nga 2021 deri në 2025 sipas IKSHPK-së në Kosovë janë regjistruar 18 pacientë me këtë sëmundje.

Javë më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se një qytetar rezultoi pozitiv me virusin e “Nilit Perëndimor”.

banner

Menjëherë pas rezultateve, 21-vjeçari u hospitalizua e trajtua në Klinikën Infektive për më shumë se dy javë.

Pas shërimit të tij, më s’pati raste të reja.

Se a rrezikohet Kosova nga përhapja e sëmundjes foli drejtoresha e Klinikës Infektive, Vera Berisha Ndrejaj.

“Ky virus bartet përmes mushkonjave dhe shpezëve ndërkohë që tek ne nuk është që është sëmundje endemike apo ndonjë epidemi eventualisht sepse edhe emri tregon që i përket pjesës afër lumit “Nil” i cili edhe më pas izolohet në shtetet të cilat gjendjen për rreth lumit”, ka theksuar Vera Berisha Ndrejaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Në një përgjigje për televizionin Dukagjini, IKSHPK ka bërë të historinë e rasteve të tilla vitet e fundit në Kosovë.

“Momentalisht nuk ka raste të tjera të dyshuara në Virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë. Në Kosovë, gjatë pesë viteve të fundit (2021–2025), janë regjistruar gjithsej 9 raste të Virusit të Nilit Perëndimor: 7 raste gjatë vitit 2024 dhe nga një rast në vitet 2023 dhe 2025.”

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë rekomanduar për kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe dhe marrjen e masave që parandalojnë infektimin me “Nil”, i cili nuk përhapet nga njeriu në njeri por nga pickimi nga mushkonjat dhe shpezët e infektuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy