Kievi po përgatitet për bisedime të mëtejshme me përfaqësuesit e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha sot Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Do të bëjmë gjithçka që mundemi në mënyrë që lufta të mos mbetet e vetmja mundësi për zhvillimin e ngjarjeve. Është e rëndësishme që Amerika të ndajë shumë nga pikëpamjet tona mbi situatën”, theksoi Zelensky.
Kujtojmë që disa ditë më parë, Zelensky deklaroi se së bashku me SHBA dhe Evropën kishin zhvilluar një plan për t’i dhënë fund luftës.
Sipas tij, plani përfshin një armëpushim, një zonë të lirë ekonomike dhe tërheqjen e trupave.

