Moti për të hënën, 31.08.2026

by Nexhat

Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët vijuese të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë shtim të vranësirave, të cilat në zona të caktuara pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Pluhuri saharian do të dobësohet tutje, Megjithatë, në zonat me të reshura, ato do të përzihen prapë me baltë.

banner

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 7-27 km/h. Në zonat ku ka zhvillime konvektive, mund të ketë fuqizim të përkohshëm në parametrin e erës, me shpejtësi deri në 45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C. /MeteoKosova/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy