Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, rreth orës 20:00, në rrugën “Adriatik”, në Kamëz.
Sipas policisë, i riu ndodhej në banesën e xhaxhait të tij dhe ishte duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, kur ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.
27-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

