Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive

by Nexhat

Për përballimin e situatës janë angazhuar, krahas strukturave vendore, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive mbeten në Dajt–Qafë Priskë, ku vijon puna për shuarjen dhe është konstatuar edhe një riaktivizim, me angazhimin e 15 zjarrfikësve, 9 forcave të ADZM-së, 20 efektivëve të FA dhe 1 helikopteri.

banner

Në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të gjerë me shkurre e dëllinja dhe janë angazhuar 53 forca, përfshirë 30 efektivë të FA.

Në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në sipërfaqe pyjore, me mbështetjen e 20 efektivëve të FA dhe 1 helikopteri; si dhe në Urën e Shtrenjtë, Shkodër, ku terreni i thepisur dhe mungesa e rrugëve vështirësojnë ndërhyrjen.

Nën mbikëqyrje janë vatrat në Qafë të Helmës–Bulqizë, Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Zhejë–Kurbin. Në Zhejë ndërhyrja u mbështet nga 3 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter, ndërsa aktualisht nuk raportohet vatër aktive.

Ndërkohë, janë shuar plotësisht zjarret në Sllatinë–Dibër, Ballenjë–Martanesh, Bershi–Kurdari–Patinë në Klos dhe malin e Dardhës–Librazhd.

Në përgjithësi, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara në vatrat aktive, ndërsa vëmendja kryesore operacionale mbetet te Dajti, Vajkali dhe Lundre, për shkak të vijueshmërisë së zjarreve, terrenit të vështirë dhe nevojës për angazhim të kombinuar tokësor e ajror.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe mjedisit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy