Kurti paralajmëron Institut për energjinë – do të hulumtojë e llogarisë kostot e projekteve të së ardhmes

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se sot në Zyrën e Kryeministrit kanë diskutuar për themelimin e një instituti kërkimor për energjinë.

Kurti tha se sektori i energjisë është shndërruar “në sfidë globale dhe vitet përpara do të na sjellin një varg vendimesh të mëdha në këtë fushë, nga projektet që duhet e do t’i ndërtojmë, te kostot e tyre dhe mënyra e financimit”.

banner

“Këto vendime kërkojnë hulumtim, përllogaritje dhe mbi të gjitha burime njerëzore që kanë ekspertizë në këtë lëmi. Kosova deri tani ka pasur mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë dhe kemi punuar me ekspertë vendorë e të huaj në shumë projekte të ndara. Ajo çfarë aktualisht na duhet është vazhdimësia institucionale për të ruajtur përvojën dhe dijen nga projektet e ndërtuara dhe ato në zhvillim”.

Kurti pastaj tha se ky institut do të mund të jetë adresa e angazhimit “të shumë inxhinierëve dhe hulumtuesve sa vendor aq edhe të tillë që kemi në Gjermani, Zvicër e Austri, e gjithandej në mërgatë, të cilët duan të kontribuojnë për Kosovën”.

Ai bëri të ditur se vendi i propozuar është Prizreni, në Parkun për Inovacion dhe Trajnim.

“Prizreni ka studentë, ka hapësirë dhe ka një ambient tashmë është në funksion. Pjesë e diskutimit të sotëm për konceptin e institutit ishin profesorë, hulumtues, njerëz nga industria dhe partnerë ndërkombëtarë. Faleminderit ministrive të linjës dhe partnerëve tanë gjermanë për punën e bërë deri këtu”.

Paralajmërimi i Kurtit për themelimin e këtij instituti vjen në kohën kur SHBA i ka kërkuar Kosovës përfshirjen në projektin e gazit të lëngshëm amerikan ku Qeveria e Kurtit nuk ka pranuar të përfshihet. Projekti u argumentua se do të shërbente për diversikimin e burimeve të energjisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy