Ish-anëtari i GUXO-s, Nezir Kraki, ka shprehur pëlqimin e tij për qasjen që po ndjek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sa i përket negociatave me Kurtin për emrin e presidentit.
Sipas Krakit, Abdixhiku deshi ta rikthente LDK’në në rolin e një partie që i mundëson gjërat dhe jo që i bllokon ato.
Deputeti i zgjedhur ka thënë se “LDD e re do ta ketë fatin e LDD’së së vjetër”.
Postimi i plotë;
Dua ta pershendes publikisht qasjen e Kryetarit te LDK-se lidhur me çeshtjen e presidentit.
Lumir Abdixhiku me te drejte deshi t’ia rikthente LDK-se rolin qe i takon, dmth rolin e nje partie qe ua mundeson gjerave te behen, jo qe i bllokon ato.
Cilave gjera?
Gjese me te rendesishme per ne te gjithe, Kosoven me institucione.
Natyrisht, edhe interesat personale mund te kuptohen ne politike por logjika e komitave duhet te refuzohet.
LDD e re do ta kete fatin e LDD-se se vjeter.

