Dogana e Kosovës arkëton mbi 1 miliard e 300 mijë euro, të hyrat rriten për 6 për qind

by Nexhat

Dogana e Kosovës ka arkëtuar deri tani 1 miliard e 347 milionë euro të hyra, që paraqet një rritje prej 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të prezantuara, nga viti 2021 deri në vitin 2025, rritja mesatare e të hyrave doganore ka tejkaluar gati trefish normën e rritjes ekonomike. Gjatë kësaj periudhe, Dogana ka arkëtuar gjithsej 8 miliardë e 380 milionë euro.

banner

Paralelisht me rritjen e të hyrave, janë ndërmarrë edhe reforma që synojnë lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve. Ndër to përfshihet përmbyllja e shtetëzimit të terminaleve doganore, si dhe zbatimi i deklarimit të mallrave para arritjes.

Sipas të dhënave të publikuara, kjo masë ka ndikuar në uljen e kohës së procesimit të mallrave me rreth 70 për qind.

Dogana ka forcuar gjithashtu kontrollet në pikat kufitare dhe ka shtuar përdorimin e teknologjisë për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme. Funksionalizimi i skanerit në Merdarë ka rritur kapacitetet për identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës.

Në kuadër të modernizimit të mëtejshëm, janë duke avancuar edhe disa projekte strategjike, përfshirë Dritaren e Vetme Kombëtare, Tranzitin e Përbashkët, automatizimin e mëtejmë të proceseve dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike të Doganës së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy