Lajmërohet murtaja afrikane e derrit në Dragash

by informim

Komuna e Dragashit informon se në territorin e saj zyrtarisht është konfirmuar murtaja afrikane e derrit.

Shoqata e Gjahtarëve “Dhia e Egër”, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=629394685956385&id=100066575766996&ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy